Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur agjendën e takimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeverisës së tij.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur se “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë”.
Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20.
Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave, që fillon në ora 10:20, do të mbahet në oborrin e Qeverisë.