
Kurti e quan moment historik mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbledhja e sotme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut është historike.
Ai në konferencën për media pas përfundimit të takimit ka deklaruar se kanë arritur 11 marrëveshje të cilat janë për të mirën e jetës së dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.
Kurti pas mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se mbledhja e sotme është moment historik në bashkëpunimin mes dyja vendeve.
Ai ka thënë se kjo mbledhje u mbajt për ta intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat në Spitalin e Tetovës dhe atyre që kanë vdekur nga COVID-19.
“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët që është shprehje e vullnetit për të shënuar etapë të re të bashkëpunimit. Bashkërendimi dhe politika dhe puna në projekte të përbashkëta konsiderojmë që përmirëson jetën e qytetarit është obligim i yni. Sot nënshkruam 11 marrëveshje në fusha të ndryshme. Para mbledhjes së dy qeverive me kryeministrin Zaev mbajtëm një takim bilateral. Si vende me synime të përbashkëta e kuptojmë që luftimi i krimit dhe korrupsionit është i rëndësishëm për ecjen tonë. Qeveria jonë e re është ngritur dhe qëndron e fort në rrugën për drejtësi”, ka thënë ai.