
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Durim Berishën si Këshilltar të Jashtëm politik.
Berisha është doktor shkence në fushën e shkencës juridike dhe ka përvojë në institucione të ndryshme të drejtësisë brenda dhe jashtë vendit.
Ky është njoftimi i plotë i Kryeministrisë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot z. Durim Berisha si Këshilltar të Jashtëm Politik. Durimi bartë titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë.
Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit.
Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend.