Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

13:58 | 23 Prill 2021

Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër.

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka emëruar sot edhe një zëvendësministër, raporton Gazeta Express.

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën për media që ka nisur Qeveria.

Komento: