Kryeministri Kurti flet për vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

20:40 | 09 November 2022

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e 106-të të Qeverisë.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, në këtë mbledhje janë thjeshtësuar dhe lehtësuar procedurat e regjistrimit dhe funksionimit të organizatave joqeveritare.

Po ashtu, i pari i qeverisë ka bërë të ditur se është themeluar komisioni ekzekutiv që do të mbikëqyrë dhe sigurojë mbarëvajtjen e procesit të transformimit digjital.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 106-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës:

Funksionalizuam Sistemin Qendror të Evidencës Penale, që të do mundësojë transparencë e efikasitet më të madh, por edhe llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor.

Për shpërndarje të barabartë të burimeve që kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë: gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, miratuam koncept dokumentin për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor.

Thjeshtuam dhe lehtësuam procedurat e regjistrimit dhe funksionimit të organizatave joqeveritare.

Për mbrojtje e siguri, mirëmbajtje të rendit publik dhe shërbimeve publike emergjente miratuam Planin Kombëtar të Radio Frekuencave, për ofrimin e shërbimeve të radio komunikimeve në tërë territorin e Republikës.

Themeluam komisionin ekzekutiv që do të mbikqyrë dhe sigurojë mbarëvajtjen e procesit të transformimit digjital.

I hapëm udhë marrëveshjes për zbarkime të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Mbretërisë së Bashkuar.

Me projekt-udhëzimin administrativ të miratuar sot, krijojmë mundësitë e sigurimit të pajisjeve që shërbejnë për lëvizje dhe asistim, që do të ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

Qeveria jonë është e përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, e një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë.

Komento: