Kryeministri Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

12:26 | 15 December 2022

Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kryeministri Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.

Ai atje është pritur nga ministri i Jashtëm çek, Mikulas Bek.

Dje në një ceremoni, tre krerët e shtetit, Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit.

Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian.

Komento: