Kryeministri Kurti i gëzohet arritjes historike të Shqipërisë dhe MV: dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

10:45 | 20 Korrik 2022

Kurti: I gëzohemi arritjes historike të Shqipërisë dhe MV, dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke e uruar sërish Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kurti tha se dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe synimet integruese, raporton Gazeta Express.

“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha ai.

“Ne i gëzohemi kësaj arritjeje historike të të dyja vendeve”, tha kryeministri.

Ky vendim i BE-së, Kurti tha se do ta shtojë përkushtimin e Kosovës për reforma.

Komento: