Kurti i ka dërguar 5 faqe propozime në Bruksel, s’ka kërkuar njohjen.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje, dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes sot, kanë dhënë detaje të reja rreth zhvillimeve që lidhen me negociatat në Bruksel. Dy vartësit e Kurtit kanë bërë me dije se plani “franko -gjerman” ose europian, siç po quhet tash, me insistim të zyrtarëve në Bruksel, ka dy faza. Në të parën, nuk parashihet njohja për shkak se “Brukseli s’ka shkop e karrotë” për ta bindur Serbinë për njohje formale. Kjo është edhe arsyeja që Kurti, sipas Bislimit, kur i ka çuar përgjigjet në Bruksel nuk ka kërkuar që të jetë aty njohja formale.
“Në këtë kontekst ju tregomëni se si kish mu duk ky propozim (për njohje formale), aty brenda apo kjo kërkesë e juaja qysh do të akomdohej…” ka pyetur Besnik Bislimi dje gazetarën që po e intervistonte.
“Brenga e Brukselit në këtë fazë, është që është e pamundur me arrit normalizim të plotë të raporteve, për arsye se ata nuk kanë as shkop, as karrotë për ta detyru Serbinë në këtë fazë. Për këtë arsye kanë kaluar në strategjinë e një marrëveshjeje dyfazore” ka shtuar Bislimi në Tëvë1.
Tutje, zëvendëskryeministri Bislimi ka shpjeguar se pala kosovare ia ka dërguar 5 faqe propozime Brukselit si përgjigje ndaj planit dy faqësh – dhe pikërisht aty nuk ëhstë përfshirë kërkesa për njohje.
“Unë kam provu me i marrë qëndrimet e Serbisë, nuk kam mujt me i marrë qëndrimet e Serbisë as nga kanalet jo diplomatike, tash ju po më thoni mu del fol publikisht” ka thënë Bislimi.
Serbia ka bërë me dije se ka çuar një kundër plan në Bruksel duke thënë se ajo cfarë kanë dorëzuar ndërmjetësit është e papranueshme. Kurti ka insistuar se Serbia e ka refuzuar palnin.
Por, Bislimi pohon se tash është koha kur fillojnë negociatat për planin “franko -gjerman”
“Plani është fillimi tash fillojnë negociatat ne përpiqemi t’i fuim të gjithë rekomandimet tona” ka thënë ai.
Si duket në VV janë koordinuar që ta shpjegojnë publikisht që ky plan i ka dy fazë dhe në të parën nuk parashihet njohja.
Të njëjtën që e tha dje Bislimi e shpërndau sot Mimoza Kusari -Lila.
“Faza e parë është faza e cila merret me të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura e natyrisht edhe me avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Por nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë është faza e cila tutje synon njohjen natyrisht edhe normalizimin e plotë dhe në këtë dokument në këtë propozim natyrisht që Kosova nuk ka qëndruar indiferente edhe, kryeministri Kurti dhe ZV kryeministri Bislimi keni dëgjuar që prej fillimit kanë thënë që është propozim serioz por që kanë ose rezervojnë të drejtën të japin komentet e tyre të cilat tashmë veç i kanë përcjellë tek propozuesit, gjegjësisht edhe tek vendet të cilat janë përfshirë përmes emisarëve por gjithashtu edhe tek ndërmjetësi i Bashkimit Evropian”, ka thënë Kusari Lila.