Kryeministri Kurti ka përkujtuar Ditën e Holokaustit

18:10 | 27 Janar 2022

Sot është përkujtuar dita e Holokaustit.

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Ditën e Holokaustit, në nderim të miliona hebrejve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Twitter se viktimat e Holokaustit s’duhet të harrohen.
“Sot është Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Ne nderojmë miliona hebrenj të shfarosur në kampet naziste të vdekjes gjatë Shoah. Le të zotohemi se do të themi gjithmonë emrat e viktimave dhe vendet e tmerrit. Nuk guxojmë të harrojmë”, ka shkruar ai.

Komento: