Kryeministri Kurti: Kemi në plan punësimin e 400 pedagogëve dhe psikologëve në arsim

10:49 | 17 Maj 2021

Kurti: Kemi në plan punësimin e 400 pedagogëve dhe psikologëve në arsim.

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ku Kryeministri Albin Kurti është duke e prezantuar programin e tij qeverisës.

Kurti ka thënë se kanë në plan punësimin e 400 pedagogëve, psikologëve dhe do bëjnë vlerësime të jashtme të shkollave, ndërsa brenda vitit do bëhet trajnimi i 500 mësimdhënësve.

“Ne jemi për arsim publik falas. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit. Do të investojmë në shëndetësi. Për shume kohe klinikat tona janë parë vetëm si vendtakim me mjekun për të marrë recetën dhe për të marr trajtim diku tjetër”.

“Me këtë program do ta rrisim inspektimin dhe monitorimin duke rekruatuar 30 inspektorë shëndetësor. Do ta mbajmë premtimin për një mjek familjar për 2000 mijë banorë”, ka shtuar ai duke prezantuar planin qeverisës”.

Komento: