Kryeministri Kurti kërkon dinamizim të dialogut me njohje reciproke

16:34 | 19 January 2023

Në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka diskutuar për dialogun e diplomacisë për Ballkanin Perëndimor.

Kurti ka prezantuar edhe të arriturat e Kosovës në vitin 2022, progresin ekonomik dhe demokratik.

Më tej kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”,thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Në njoftim më thuhet se në këtë sesion, Kryeministri Kurti diskutoi krahas: Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Borjana Krišto, Kryetare e emëruar e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Mikuláš Bek, Ministër për Çështjet Evropiane të Republikës Çeke, Bernard Emié, Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë e Jashtme, Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Ignazio Cassis, Këshilltar Federal për Punët e Jashtme të Zvicrës, Odile Françoise Renaud-Basso, Presidente e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Londër, si dhe Achim Steiner, Administrator, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nju Jork.

Ky sesion me pjesëmarrës udhëheqës të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u drejtua nga Mirek Dušek, drejtor menaxhues i Forumit Ekonomik Botëror. njofton Kryeministria e Kosovës.

Komento: