Kryeministri Kurti kërkon që të takohen subjektet politike dhe të diskutohet për procesin e vettingut

12:04 | 14 Korrik 2022

Kurti: Të takohen subjektet politike dhe të diskutohet për procesin e vettingut.

Në seancën plenare të Kuvendit Komunal, deputetët kanë diskutuar për hartimin e disa projektligjeve lidhur me procesin e vettingut.

Kryeminstri Albin Kurti tha se është e nevojshme që të gjitha subjektet politike të takohen dhe të bisedojnë për këtë çështje.

“Unë besoj është e nevojshme të takohemi si subjekte politike. Bëhet fjalë për një proces që tejkalon mandatin tonë. Është e domosdoshme të kemi konsultime edhe si subjekte politike. Byroja shtetërore për verifikimin e pasurisë dhe vettingu nuk është e njëjta gjë. Nuk futen dy gjëra në një thes kur nuk janë e njëjta gjë. Është gabim të shtyhet. Njëra ka të bëjë me zyrtarë shtetëror.”

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se duhet të ketë gjithpërfshirje politike dhe rregullim sektorial.

“Lidhur me procesin e hartimit të disa projektligjeve që kanë të bëjnë me vettingun, propozuam që për çështjen e vettingut dhe ligjet në sistemin e drejtësisë të ketë autorësi nga kuvendi dhe të ketë gjithpërfshirje politike dhe rregullim sektorial. Në bazë të këtyre parimeve do të vendosim edhe elemente tjera. Propozimi ynë është të mos votohet as ky projektligj. Kjo nënkupton që Qeveria nuk donë bashkëpunim për këtë çështje”.

E kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që ligji të diskutohet përsëri sepse bie ndesh me kushtetutën.

“Ne patëm një takim dy orësh për agjendën e vettingut dhe për të reflektuar raportin e Venecias dhe mënyrën se si të shkohet në vetting. Ne u dakorduam që pronësinë mbi vettingun ta marrë kuvendi dhe të ketë konsensus mes partive politike. Ky ligj i cili bie ndesh edhe me kushtetutën duhet të diskutohet. Prapë jemi duke hyrë në një proces që po bëhet një ndarje dhe është antikushtetues. Kërkoj që të diskutojmë që ta shtyjmë agjendën ndryshe jeni pa ne”.

Komento: