Kryeministri Kurti komenton ndeshjen e mbrëmshme: Djemtë na bënë krenar me qëndrimin e pathyer

08:38 | 19 November 2024
kryeministri-kurti-komenton-ndeshjen-e-mbremshme:-djemte-na-bene-krenar-me-qendrimin-e-pathyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë.

Ai ka thënë se sportistët bënë lojë të bukur dhe po ashtu e bënë krenar Kosovën me qëndrimin e pathyer.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!” ka shkruar Kurti.

Kosova mbrëmë ka fituar ndeshjen me Lituaninë me rezultat 1:0./Gazeta10

Komento: