Kryeministri Kurti kthehet nga Tirana, takohet me ministrin italian

17:08 | 11 Shkurt 2020

Pas kthimit nga Tirana, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maioa.

Mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk ka pasur deklaratë pas takimit.

Ministri italian gjatë ditës është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjucfën dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Kurti në anën tjetër ka mbajtur sot vizitën e parë zyrtare në Tiranë.

Komento: