Kryeministri Kurti kujton të rënët për liri në Gjakovë

11:55 | 10 Maj 2021

Kurti kujton të rënët për liri në Gjakovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar të rënët për liri në Gjakovë.

Ai ka shkruar se 22 vjet më pas, i kujtojmë të rënët me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vr.anë 107 civilë nga forcat serbe.

Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet.

22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë.

Komento: