Kurti: Kur ka hyrë Policia jonë në Zveçan, ka gjetur fotografinë e Putinit.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kur Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e Komunës së Zveçanit, aty është gjetur fotografia e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton Express.
Në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet debat parlamentar lidhur me situatën në veri, Kurti ka thënë se fotografia është hequr.
“Në Zveçan, kur ka hyrë Policia jonë e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit. Vladimir Putini nuk është kryetar komune me të cilin është binjakëzu Zveçani. Pra, këtu problemi është i thellë. Ky problem nuk zhduket nëse i mbyllim sytë”, ka thënë Kurti.
“Fotografia e Putinit nuk është më në ndërtesën e Komunës së Zveçanit”, ka thënë Kurti.