Kryeministri Kurti mbërrin në Kuvendin e Kosovës

12:11 | 25 Mars 2020

Ka nisur seanca për votimin e mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend, aty ku po mbahet seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës, mocionin e mosbesimit që e ka inicuar LDK-ja.

Tashmë seanca në Kuvend ka nisur, derisa po marrin pjesë edhe ministrat.

Pak minuta më parë kreu i Qeverisë është lajmëruar përmes një shkrimi në Facebook, megjithatë nuk ka folur për mocionin e mosbesimit.

Komento: