Kryeministri Albin Kurti mbledh sot Qeverinë.
Qeveria pritet të mbajë mbledhje të mërkurën nga ora 10:00.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, pa njoftuar pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohet në mbledhje.
“1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet shkurt në njoftimin e ZKM-së.
Në mbledhjen e kaluar, Qeveria ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.
5 milionë euro janë ndarë mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.
Kurse, janë ndarë edhe 14 milionë euro në masa shtesë sipas Pakos për Ringjallje Ekonomike të masës për mbështetje të likuiditetit familjar.