Kryeministri Kurti me agjendë të ngjeshur, këto janë takimet e tij për sot

10:49 | 05 Shkurt 2020

Edhe dita e dytë do të jetë e ngjeshur për kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur agjendën e tij, për ditën e sotme.

Përmes një njoftimi për media, kabineti i Kurtit, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, ai do të takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe me shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Njoftimi i plotë nga zyra për komunikim pranë kryeministrit Kurtit:

Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)KOHA: 11:30Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA: 13:00Kryeministri Albin Kurti pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 14:00Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

Komento: