Kryeministri Kurti në festën e Pavarësisë të Malit të Zi: Integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim i dy vendeve tona

22:17 | 24 May 2023

Kurti në festën e Pavarësisë të Malit të Zi: Integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim i dy vendeve tona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë të Malit të Zi.

“Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran të lirë e demokratik e të integruar në strukturat euroatlantike”, tha Kurti, përcjell Reporteri.

Kryeministri Kurti tha Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira dhe se integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim e angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.

“Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në adresimin e tij.

Komento: