Kryeministri Kurti në pritje të ftesës nga Borrelli: Do të jem kreativ në dialog

16:00 | 16 February 2023

Kurti në pritje të ftesës nga Borrelli: Do të jem kreativ në dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për të dialoguar në Bruksel dhe se është në pritje të ftesës nga Bashkimi Europian.

Ai tha se pret që atje të bisedohet për marrëveshje, duke thënë se tani negociatat në Bruksel po zhvillohen me strukturë të qartë.

“Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë, takimi zhvillohet në Bruksel, me ftesën e Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndihmohet nga emisari i tij, Miroslav Lajçak, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë është ‘çështjet aktuale’. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe pres që së shpejti zoti Borrell të na ftojë, por kur do ta bëjë ai këtë, natyrisht se varet prej vlerësimeve të tij. Nga ana ime, unë kam shprehur gatishmërinë, vullnetin, interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ”, tha Kurti për DW.

Por, ai s’foli se cila do të jetë agjenda e takimit të ardhshëm mes tij dhe presidentin serb.

Komento: