Kryeministri Kurti në vizitë zyrtare në Norvegji, kjo është agjenda e tij atje

11:20 | 28 Mars 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.

Atje, Kurti do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me pika të tjera të rendit të ditës.

Komento: