Kryeministri Kurti: Nënën Ferdonije e duam si nënë dhe e admirojmë si heroinë

14:12 | 27 Mars 2023

Kurti: Nënën Ferdonije e duam si nënë dhe e admirojmë si heroinë.

Kryeministri Kurti sot e ka vizituar shtëpinë-muze të familjes Qerkezi, ku u prit nga Ferdonije Qerkezi.

Ai tha që nuk ka shqiptar që nuk e njeh nënën Ferdonije e që s’e kanë për zemër.

“E di që dhembja nuk zvogëlohet, por në të njëjtën kohë ajo të ka mbajtur ty gjatë të fuqishme, dhe një komb të tërë e ka ngritur në solidaritet me familjen Qerkezi, me nënën Ferdonije, që sot nuk ka shqiptar që nuk e di se kush është dhe s’e kanë për zemër”, u shpreh ai.

“Artani e Armendi, Ardiani e Edmondi, janë djemtë që i mungojnë Nënës Ferdonije, sepse ishin shqiptarë si të gjithë NE, që e donin vendin e tyre. Tash jemi të gjithë djem të saj, e ajo është Nënë e gjithë popullit tonë, sepse çdonjëri e njeh dhe e don si nënë. 24 vjetët nga rrëmbimi i katër djemve dhe i bashkëshortit Halimit nuk ia kanë zvogëluar dhembjen por ia kanë shtuar forcën që ajo e ka bartur te ne të gjithë. E duam si Nënë, e admirojmë si Heroinë, i falënderohemi për jetë, i kemi borxh secili”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.

Komento: