Kryeministri Kurti: Nëse marrëveshja është valide, Vuçiq mos të vazhdojë me dhunim të saj

20:50 | 14 Nëntor 2023
kryeministri-kurti:-nese-marreveshja-eshte-valide,-vuciq-mos-te-vazhdoje-me-dhunim-te-saj

Ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi kanë deklaruar në vizitën e fundit në Kosovë se marrëveshja mes dy palëve është valide dhe mos të zvarritët me nënshkrime.

Për këtë Kurti ka reaguar duke thënë se nëse marrëveshja është valide, Vuçiq mos të vazhdojë me dhunimin e saj.

Kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar kur presidenti serb ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE dhe sulmin në Banjskë.

“Nëse marrëveshja është valide, e pa tjetër që është valide, atëherë pala e cila e shkelë do të duhej ta dëgjonte vërshëllimën e arbitërit, referit që nuk guxon të vazhdohet me dhunim të marrëveshjes siç po bën presidenti i Serbisë, qoftë atëherë kur votoi me 24 prill kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës apo edhe atëherë kur po bënë sulme terroriste e kriminale e që i sponsoron sikurse në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator”, ka deklaruar Kurti në CONTEXT të ATV-së.

Komento: