Kryeministri Kurti nga Berlini: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

13:09 | 03 November 2022

Kurti nga Berlini: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit tha se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e ukrainasve.

Sipas tij, Evropa ka nevojë për energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranizicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen.

“Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, shkroi Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.

Kujtojmë se Kosova po përfaqësohet në Samitin e Berlinit nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në këtë samit janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komento: