Kryeministri Kurti: Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me partnerët e NATO-s

10:18 | 09 Tetor 2022

Kryeministri Kurti: Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me partnerët e NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në fjalimin e tij ai thënë se angazhimi për rritjen e kapaciteve të FSK-së është i vazhdueshëm.

“Angazhimi ynë do të vazhdojë gjatë këtij viti, por edhe në vitet që vijnë me dislokime të tjera të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të rritur kapacitetet për luftim FSK vazhdon me përjekje intensive të përgatitjes për pjesëmarrje në ushtrimin e radhës më të madh “Defender Europe 2023” që është paraparë të zhvillohet në maj dhe qershor të vitit që vjen në vende të ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe vendin tonë”, u shpreh ai.

Kurti është shprehur që pas rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s, përcjell Klankosova.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s për të ndihmuar dhe kontribuar në luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus. Ministria e Mbrojtjes dhe lidershipi ushtarak i FSK-së merr pjesë rregullisht në takimet e grupit të kontaktit për Ukrainën. Qeveria e Kosovës dhe veçanërisht institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë do të vazhdojnë që të zhvillojnë, modernizojnë dhe përgatisin së bashku me partnerët e NATO-s kapacitetet me synimin që në të ardhmen vendi ynë të bëhet anëtar i NATO-s dhe të kontribuojë në promovimin e vlerave demokratike dhe paqes e sigurisë në botë”, u shpreh tutje ai.

Komento: