Kryeministri Kurti: Pasi Kosova u shpall multietnike, tash po kërkohet një asociacion njëetnik

13:22 | 26 January 2023

Kurti: Pasi Kosova u shpall multietnike, tash po kërkohet një asociacion njëetnik.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë para gazetarëve, pas forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci.

Ai ka folur për takimin e mbrëmshëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës nuk e duron një asociacion njëetnik, njofton Klan Kosova.

“Para 15 vjetëve thoshin që Kosova nuk bën të shpallet shqiptare, por duhet të shpallet, institucionalizohet edhe në të njëjtën kohë të pavarësohet si multientike, ndonëse 93 për qind janë shqiptar e rreth 4 për qind serbë”.

“Pasi Kosova u shpall multietnike, tash po insistohet në një asociacion njëetink. Nuk e duron Kushtetutshmëria e Kosovës asociacionin njëetnik”.

“Kushtetuta e Kosovës dhe Pavarësia e shtetit tonë nuk duron asociacion njëetink, kjo është tejet e qartë edhe për ata që nuk janë juristë”.

Komento: