Kryeministri Kurti: Po forcojmë lidhjen me diasporën, Ligji për zgjedhjet i jep fund padrejtësisë

11:02 | 19 May 2023

Kurti: Po forcojmë lidhjen me diasporën, Ligji për zgjedhjet i jep fund padrejtësisë.

Në ditën e dytë të edicionit “Diaspora flet”, kryeministri i Kosovës tha se po forcohet partneriteti me diasporën për zhvillim të vendit dhe forcimin e mërgatës kudo që ndodhet.

Shefi i ekzekutivit tha se me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme i cili është drejt finalizimit po o i jepet fund një padrejtësie ndaj mërgatës.

Sipas tij, në kohë zgjedhjesh konsultat dhe ambasadat do të shndërrohen në qendra votimi.

Kurti teksa ka listuar disa nga veprimet e ndërmarra në këto dy vjet qeverisjeje u shpreh se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e social në vend, prandaj theksoi angazhimin dhe përkushtimin për të zbatuar politika qe ndërlidhen me diasporën si një forcë e jashtëzakonshme.

Ndërsa, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi u shpreh se si ministri synojnë të jenë zëri i mërgatës.

Komento: