Kryeministri Kurti premton Telekomin do ta bëjmë sërish lider në vend

13:42 | 10 January 2022

Kurti: Telekomin do ta bëjmë sërish lider në vend.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërmarrjen publike, Telekomi i Kosovës do ta vendosin në binarët e zhvillimit dhe ta bëjnë sërish lider në vend.

Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, tha se Telekomi duhet të nxjerret nga kriza.
Përkrahje Telekomit i shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.

Komento: