Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Osmani gjatë ditës është takuar edhe homologen e tij, Donika Gërvalla, si dhe presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Gërvallën ku tha se shteti i tij mbështet dialogun Kosovë-Serbi që përfundon me njohje reciproke dhe se mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.