Kryeministri Kurti pritet nga Szholz para Samitit të Procesit të Berlinit në Gjermani

09:46 | 03 November 2022

Kurti pritet nga Szholz para Samitit të Procesit të Berlinit në Gjermani.

Kryeministri Albin Kurti është pritur sot në Berlin nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Szholz.

Kurti po qëndron sot në kryeqytetin e Gjermanisë, ku do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që sot t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar t’i bëjë publike përshtypjet e saj për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshjeje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.

Por, Kurti në Berlin do të ketë mundësi që me kancelarin gjerman, Olaf Scholz të diskutojë për propozimet e Kosovës rreth kësaj.

Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje paraprakisht i janë dërguar me shkrim edhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Komento: