Kryeministri Kurti reagon pas sulmit në Poloni

22:57 | 15 November 2022

Kurti reagon pas sulmit në Poloni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllimë Polonisë pas sulmit me raketa, ku humbën jetën dy qytetarë.

Kurti ka thënë se i bashkohet botës demokratike për t’i dënuar krimet ruse dhe për të kërkuar hetime të plota lidhur me sulmin.

“Ngushëllimet e mia Republikës së Polonisë pas vrasjes së dy civilëve afër kufirit polako-ukrainas mes një sulmi me raketa të Rusisë në territorin e Ukrainë. I bashkohem botës demokratike për të dënuar krimet ruse të luftës dhe thirrjes për një hetim të plotë mbi sulmin”, ka shkruar Kurti.

Komento: