Kryeministri Kurti: Serbia po kërkon rikthim në Kosovë si dhe ta vazhdojë luftën që e humbi

13:36 | 11 December 2022

Kurti: Serbia po kërkon rikthim në Kosovë si dhe ta vazhdojë luftën që e humbi.

13:15 – Kurti: Serbia po kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se Serbia po kërkon rikthim në Kosovë.

Ai u shpreh se Serbia po kërkon të vazhdojë luftën, siç i shpreh ai të cilën e humbi.

“Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës u shpërfaq në mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundër të gjithë atyre të cilët mendonin ndryshe. Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e trupave të saj ushtarake, të cilët para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën e pasurinë tonë”, u shpreh ai.

Komento: