Kurti shkon në një odë në Llap, flet për Zahir Pajazitin, Ilir Konushevcin e Hakif Zejnullahun.
Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar në Podujevë, konkretisht në një odë ku thotë se në të kanë bërë plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë.
Kurti thotë se dëgjoi rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri.
Postimi i tij:
Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve.
Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu.
Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.
Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim.