Kryeministri Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

09:21 | 15 December 2022

Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të dorëzojë sot zyrtarisht aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Aplikimi pritet t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.

Kryeministri do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, Mikulas Bek, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë e përbashkët për media.

Të mërkurën Kosova edhe zyrtarisht bëri hapin e parë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Komento: