Kryeministri kurti takohet me presidenten e Komisionit Evropian, mësohet çka biseduan

17:16 | 29 September 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur sot në takim, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian kanë diskutuar për zhvillimin, ekonomik dhe social të Kosovës.

Kurti e ka njoftuar atë edhe për planin e qeverisë dhe reformat e ndërmarra në drejtësi për luftën ndaj korrupsionit.

Dyshja biseduan edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Duke e falënderuar për përkrahjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, kryeministri Kurti e njoftoi presidenten von der Layen për Planin e Investimeve Ekonomike me mbi 100 projekte konkrete të ministrive të qeverisë, që kapin shifrën e 2.8 miliardë euro dhe që do të ndihmojnë krijimin e një baze të fuqishme për zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj.Ursula von der Leyen.

Duke e falënderuar për përkrahjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, kryeministri Kurti e njoftoi presidenten von der Layen për Planin e Investimeve Ekonomike me mbi 100 projekte konkrete të ministrive të qeverisë, që kapin shifrën e 2.8 miliardë euro dhe që do të ndihmojnë krijimin e një baze të fuqishme për zhvillimin e vendit.

Kryeministri foli për programin qeverisës dhe reformat e ndërmarra në drejtësi, si dhe luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit.

Presidentja von der Leyen dhe Kryeministri Kurti diskutuan për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformat kyçe për zhvillimin dhe përafrimin me BE-në.

U diskutua për reformat si dhe mbështetjen e BE-së për arsimin dhe rininë e sidomos për rëndësinë e sistemit dual të mësimit, zbatimi i të cilit do të ndikojë në uljen e papunësisë, sidomos te të rinjtë

Biseda pati theks të veçantë liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Bashkëpunimi rajonal e sidomos bashkëpunimi më i madh ekonomik në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe implementimit të Tregut të Përbashkët Rajonal u theksua si domosdoshmëri.

Lidhur me situatën me pandeminë, kryeministri Kurti e falënderoi presidenten von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Republikës së Kosovës me virusin COVID-19. Ai e njoftoi me progresin e shënuar me vaksinim, ku edhe pse Kosova ka filluar e fundit, tani qëndron mbi mesataren e rajonit me 62% të popullsisë të përcaktuar për vaksinim me një dozë dhe 41% me dy doza.

Në këtë drejtim u fol edhe për pranimin e certifikatave të COVID-19 nga BE dhe inicimin e procedurave për t’u bërë anëtarë të Certifikatës Digjitale të BE-së për COVID.

Komento: