Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Finlandës, u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi

17:39 | 19 Shtator 2023
kryeministri-kurti-takoi-ambasadorin-e-finlandes,-u-diskutua-per-dialogun-kosove-serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi gjatë pasdites Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas njoftimit për medie, gjatë këtij takimi, u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër, transmeton Front Online.

Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot.

Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës.

Komento: