Kryeministri Kurti takon shefin e EULEX-it, në qendër të takimit Projekti i Drejtësisë Botërore

22:41 | 27 Tetor 2022

Kurti takon shefin e EULEX-it, në qendër të takimit Projekti i Drejtësisë Botërore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Ata kanë folur për Projektin e Drejtësisë Botërore që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit.

“Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore ) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Bëhet e ditur se në këtë takim folën edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend.

“Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thuhet tutje në komunikatë.

Komento: