Kryeministri Kurti: Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti

14:02 | 08 Shkurt 2020

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përsëritur se tarifa 100% e vendosur për mallrat e Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se pret edhe që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i tij i plotë:

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Komento: