Albin Kurti ka shkruar në Facebook të shtunën për strukturat e reja në parti të grave dhe të rinjve.
Kurti ka thënë se gratë dhe rinia janë shumica në Vetëvendosje – parti që qeverisë me vendin.
Ai ka shtuar se këto dy struktura duhet të jenë aktive.
Postimi i plotë i Kurtit.
Struktura të reja për mundësi shtesë në organizim e emancipim. Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!, në mbledhjet e para të tyre të Këshillit të Përgjithshëm, sot zgjodhën organet vendimmarrëse. Dy organizata që do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse. Gratë e rinia janë shumica jonë. Na duhet pjesëmarrje aktive e të dyja këtyre. U uroj secilës e secilit punë të mbarë drejt synimit për më shumë drejtësi e demokraci shoqërore.
Dy organizatat që i janë shtuar Lëvizjes sonë e bëjnë atë infrastrukturë të sigurt për ndryshimet progresiste në Republikën tonë.