Kryeministri Kurti thotë se Kosova është partnere e besueshme e miqve të saj: Serbët të mos i braktisin institucionet

10:58 | 09 November 2022

Kurti: Kosova është partnere e besueshme e miqve të saj, serbët të mos i braktisin institucionet.

Kryeministri Albin Kurti iu ka bërë edhe një herë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

Në hapje të mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha se deri sot në mëngjes, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 12 qortime/vërejtje për personat që nuk i kanë zëvendësuar targat e automjeteve që i lëshon Serbia.

“Bëj thirrje edhe një herë që të mos bojkotohen e të mos braktisen institucionet”, tha Kurti.

Kryeministri tha se Kosova është “partnere e besueshme e miqve të saj”, raporton Gazeta Express.

Serbët, tha ai, kanë probleme me sulmet, bombat, trysninë e kërcënimet me të cilat po përballen, duke theksuar se ato po urdhërohen nga Beogradi.

“Ne jemi qeveri e të gjithëve, kundër kriminelëve”, tha Kurti.

Komento: