Kryeministri Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës

13:05 | 28 Dhjetor 2022

Kurti u bën thirrje serbëve të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, që të aplikojnë për vende pune në institucionet e Kosovës.

“Zbrazëtinë që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjes kolektive dhe kryesisht të detyruar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam ta mbushim me shqiptarë”, tha Kurti në një konferencë për media, teksa bëri një adresim në gjuhën serbe.

“Prandaj, i ftoj të gjithë serbët nga Kosova që të aplikojnë për këto vende pune, veçanërisht serbët që nuk kanë pasur asnjë shans deri më tani”, shtoi ai. /REL

Komento: