Kryeministri Kurti udhëton për në Austri

15:42 | 07 December 2022

Kurti udhëton për në Austri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Vjenë.

Sipas ZKM-së, ai pritet të marrë pjesë në në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë. Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore””, thuhet në njoftim.

Komento: