Kryeministri Kurti udhëton për në Estoni

08:20 | 06 Shtator 2023
kryeministri-kurti-udheton-per-ne-estoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, Kryeministri do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ceremonia hapëse fillon prej orës 8:00, dhe transmetimin direkt mund ta gjeni në vjegëzën në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=XnoB-rTQHAo

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.

Komento: