Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas ZKM’së, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftim.