Kryeministri Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Festat t’i kaloni në paqe, me fqinjët në Kosovë

18:31 | 06 January 2023

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Festat t’i kaloni në paqe, me fqinjët në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët ortodoks për Krishtlindje ortodokse.

Kurti tha se uron që të gjithë besimtarët festat t’i kalojnë në paqe dhe mirëqenie, bashkë me fqinjët në Kosovë.

“Në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i qeverisë bëri thirrje që të punojnë fort, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi e falje, pasi sipas tij, me këto vlera, së bashku inkurajojnë një të nesërme më të mirë.

Kujtojmë se të gjithë urimin, Kurti e bëri përmes një videomesazhi në gjuhen serbe.

Komento: