Kryeministri Kurti vë gurthemelin e parë prej që është kryeministër

09:44 | 08 Shtator 2022

Kurti vë gurthemelin e parë prej që është kryeministër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur ditën në Podujevë bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kurti aty ka vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Nga aty Kurti e Nagavci kanë bërë sërish thirrje që greva të ndërpritet dhe të fillojë procesi mësimor.

Komento: