Kryeministri Kurti vendos lule tek varri i Astrit Deharit: E kemi pranë zemrës, ashtu siç Astriti e kishte Lëvizjen

10:58 | 05 November 2022

Kurti thotë se Vetëvendosje e ka në zemër Astrit Deharin, ashtu siç ai e kishte në zemër Lëvizjen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka bërë homazhe te varri i tij dhe ka vizituar familjen e të ndjerit.

Kurti tha se Vetëvendosje e ka në zemër Deharin, ashtu siç ai e kishte lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentit, patriotin shembullor, Astrit Dehari.
Lëvizja Vetëvendosje e ka në zemër ashtu si ai e kishte Vetëvendosjen në zemër. Astriti e Arbnori janë varrosur të dy pranë njëri-tjetrit dhe në këtë 6-vjetor të mbytjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit vizituam familjen, tetën Xhemile, axhën Avni, Arsën e vogël”, ka thënë Kurti.

I pari i VV-së, tha se vendosën lule te varri i Deharit në kujtim dhe nderim të kontributit dhe sakrificës së tij, “njeriut të lëvizjes sonë që ka punuar aq shumë që ne të jemi këtu ku jemi sot”.

“Astrit Dehari është aktivisti i lëvizjes që nuk shuhet kurrë dhe na bën t’ia përkujtojmë vetës rrugën që e kemi bërë deri këtu, dhe rrugën që duhet të bëjmë”, ka shtuar ai.

Komento: