Kurti zhvillon bisedë telefonike me senatorin amerikan, tregon se çfarë diskutuan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy.
Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se me senatorin amerikan kanë biseduar për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë si dhe për renditjen e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023.
“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me Senatorin amerikan hrisMurphyCTduke diskutuar marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës nga vdeminstitute si vendi nr.1 i renditur në BB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti.