Kryeministri maqedonas: Të mos ketë ndalesa në kufijtë Maqedoni-Shqipëri-Serbi

11:00 | 29 Korrik 2021

Zaev: “No stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë Maqedoni-Shqipëri-Serbi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë që nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tiranës përmban në vete katër liritë e BE-së dhe sipas tij me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

Zaev theksoi se nga sot fillon një erë e re e bashkëpunimit në rajon.

“Nga sot mbi 300 ndërmarrës nga e gjithë Ballkani janë këtu me ne. Ne të gjithë jemi këtu për të përforcuar Ballkanin së bashku. Qëllimi jonë është bashkëpunim fuqiplotë, ku do të ndërtojmë ekonomi të përbashkët, jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tonë, të vendeve tona. Qytetarët dhe kompanitë do përfitojnë shumë nga ky bashkëpunim i jonë”.

“Të gjithë ne e kemi qëllim BE-në, pasi ne nuk mund të jemi asgjë tjetër, por një Ballkan evropian. Ne jemi të sigurtë në rrugën tonë për mallra, lëvizje të lirë pa kufinj në stilin “no stop, just go”, tha Zaev , duke paralajmëruar lëvizje pa kufinj.

Komento: